Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRANCA - KROACIA

Franca s’fal në sulm, merr titullin e Botës

Franca s’fal në sulm, merr titullin e Botës


15 July, 2018 @19:05

Francezët duruan dhe në fund fituan. Përkundër lojës të mirë 60min të Kroacisë, Franca shënoi dy herë përmes gabimeve të Kroacisë dhe mbylli pjesën e parë 2-1 (Mandzukic AG, Griezmann PEN. - Perisic).

Edhe në pjesë të dytë, sikurse në të parën, Kroacia nisi më mirë. Por, me golin e shënuar nga Paul Pogba për 3-1, Franca u këndell dhe fitoi titullin e Botës.

Kylian Mbappe më pas (65’) vulosi gjithçka 4-1, me një goditje precize pas depërtimit të Lucas Hernandezit.

Kroacia vazhdoi me ngulm drejt sulmit. Mandzukic shfrytëzoi gabimin amatoresk të Hugo Llorisit për 4-2, ndërsa ‘vatreni’ vazhduan të dominojnë me lojë, përkundër se ishin me dy gola në disavantazh.

Në fund, Franca festoi titullin e dytë të Botës, pas 20 vjetëve, në finalen me më së shumti gola të shënuara ndonjëherë, që prej asaj të 1958.


 
Të gjitha lajmet nga Russia 2018