BUNDESLIGA

Foto:Google
Frankfurt kërkon Raúlin
7 May, 2021 @14:04
E ardhmja e Raúl González Blanco si trajner mund të jetë në Bundesliga.
Sipas Goal Germany, Eintracht Frankfurt janë të interesuar për trajnerin aktual të Real Madrid Castilla si pasardhës të Adi Hütter, i cili do të marrë detyrën në Gladbach sapo të mbarojë sezoni aktual.
Nëse ndodhë një gjë e tillë, Raul do të kthehej në Gjermani nëntë vjet pas kohës së tij si lojtar në Schalke 04.
Për Eintracht, spanjolli është trajner i shkëlqyeshëm që ka arritur objektivat me Castilla, ai gjithashtu ka ngritur disa lojtarë, të tillë si Arribas, Altube, Miguel, tashmë kanë pasur minuta edhe në skuadrën e parë të Real Madridit.
Puna e tij në krye të Castilla nuk ka kaluar pa u vërejtur në ekipin gjerman, ku ata besojnë se Raúl do të ishte trajneri perfekt për të vazhduar dhënien e vazhdimësisë për ekipin gjerman.