Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VALENCIA

Lëndohet Gayà

Foto:Google

Lëndohet Gayà


6 May, 2021 @13:39

José Luis Gayà, nuk ka qenë në gjendje të përfundojë stërvitjen këtë të enjte në mëngjes pas një goditjeje në kyçin e këmbës. Në një aksion, kapiteni goditi Maxi Gómez dhe iu desh të tërhiqej.

Shkalla e saktë e lëndimit nuk dihet ende. Mbetet të shihet a është vetëm një shqetësim, apo ai do të jetë në gjendje të luajë kundër Valladolid.

Kur kanë mbetur vetëm dy seanca stërvitore për të rikuperuar lojtarët e lënduar, Gayà është ai që ka ruajtur nivelin këtë sezon. Humbja e tij do të ishte shumë e rëndësishme. Tani për tani duhet të presim raportin mjekësor.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga