ALAVES 0-1 BARCELONA

Frenkie de Jong ngrit Barcelonën
23 January, 2022 @23:32
Fitore minimale por shumë e rëndësishme për Barcelonën sonte, pasi që vetëm në minutën e 87 me Frenkie de Jong katalonasit fituan përballjen ndaj Alavesit që po lufton për mbijetesë, 0-1.
Ka qenë një moment klasik i Barcelonës, kur krosimin në zonë, Ferran Torres e ndjek duke i ikur ofsjadit për të pasur te Frenkie që shënoi nga afërsia për fitore.
Me këtë fitore Barcelona kalon në pozitë të pestë të renditjes tabelare, me 35 pikë, një më shumë sesa Real Sociedad. Lideri i LaLigas Real Madrid ka 50 pikë!