U-21
FSHF prezenton Jupin
12 August, 2015 @13:32
Federata Shqiptare e Futbollit, FSHF, në konferencën e sotme për shtyp ka prezentuar trajnerin e ri të kombëtares U-21 të Shqipërisë, Redi Jupi.
“Kemi nisur punën për tu përgatitur për ndeshjet e radhës ndaj Izraelit dhe Portugalisë. Skuadrën e njoh, pasi që kam bashkëpunuar me Skënder Gegën më parë. Kemi ndeshje të vështira, por nuk do të bëjmë ndryshime të mëdha në skuadër,” ka thënë Jupi në deklaratën e parë të tij zyrtare si shef i ekipit U-21 të kuqezinjëve.
Jupi do të zëvendësoj Skënder Gegën në këtë post.