ULTIMATUMI
Galata ultimatum Interit
12 August, 2015 @12:47
Skuadra turke, Galatasaray, i ka dhënë ultimatum Interit të Milanos lidhur me kërkesën e tyre për blerjen e brazilianit Felipe Melo.
Melo është lojtar i Galatasarayit, ndërsa Inter po e kërkon qe sa kohë, mirëpo ujdia nuk po arrihet assesi.
Për këtë arsye, ekipi turk i ka bërë të ditur italianëve se kanë afat deri më 14 gusht që të dërgojnë ofertën konkrete dhe përfundimtare lidhur me lojtarin - në të kundërtën - ai nuk do të shitet pasi që stinori i ri është afruar dhe lojtari duhet të koncentrohet në përgatitjet.
Galatasaray kërkon Gary Medelin për ndërrim me Melon, derisa Inter ofron Yuto Nagatomon.