GJILAN
Gjilani godet me Krasniqin
11 August, 2015 @22:45
Besnik Krasniqi, që stinorin e fundit luajti për Istogun, ndërsa në verë kaloi te Prishtina, është përforcimi më i ri i Gjilanit, ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit bardhekuq në Facebook pak më parë.
Krasniqi njihet si një lojtar i shpejtë dhe me përvojë, që ka bërë karrierë edhe në Shqipëri me Partizanin. Ai është lojtar krahu dhe mund të luaj si mbrapa ashtu edhe përpara në krah.