GRUPI E: SPANJA - GJERMANIA
Füllkrug siguron pikën e shpresës për Gjermaninë ndaj Spanjës
27 November, 2022 @22:39
Niclas Fullkrug, që hyri si zëvendësues në përballjen mes Spanjës e Gjermanisë, ka shënuar gol që i ka siguruar gjermanëve barazimin dhe shpresën për ndeshjen e fundit të fazës grupore, ku do të kërkojnë kalimin tutje me llogari edhe te ndeshja e Spanjës ndaj Japonisë!
Gjermania tash do të kërkojë fitore ndaj Kosta Rikës në ndeshjen e fundit të Grupit E dhe do të shpresojë që Japonia të mos befasojë Spanjën, për të dalë nga grupi.
Sa i përket lojës, Spanja ka treguar dominimin e saj gjatë pjesës më të madhe të lojës, ndërsa raste ka pasur, e prej tyre më të mirin Dani Olmo e Ferran Torres.
Ka qenë zëvendësuesi Alvaro Morata që i dha epërsinë Spanjës, kur goditi mjeshtërisht për të mposhtur Manuel Neuerin, pas një krosimi nga Jordi Alba. Ndërsa zëvendësuesi tjetër Niclas Fullkrug në anën tjetër të fushës shënoi 7 minuta para fundit të ndeshjes për t’i dhënë shpresa gjermanëve. Spanja 1-1 Gjermani [Alvaro Morata 62 - Niclas Fullkrug 83]
Deri në fund të ndeshjes, pashpjegueshëm Leroy Sane në një rast nuk shutoi, derisa mori goditje nga këndi! Ndërsa më parë rast të mirë kishte Serge Gnbary, që gjithashtu kishte një lojtar që e priste në mes të zonës për pasim.
Në fund, Spanja lidere e grupit me 4 pikë e goldallim +7, e ndjekur nga Japonia dhe Kosta Rika me nga 3, e Gjermania e fundit me 1 pikë!