BERAT XHIMSHITI
Fundi i pritjes, debuton Xhimshiti
2 May, 2016 @20:08
Pritjes së gjatë, i erdhi fundi.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Xhimshiti, i cili u transferua në janar të këtij viti nga skuadra zvicerane, Zurich, te ajo italiane, Atalanta, më në fund do të luajë ndeshjen e tij të parë.
Xhimshiti qysh prej transferimit të tij te Atalanta, nuk ka arritur të gjejë hapësirë për të luajtur, ndërsa këtë do ta bëjë sot në ndeshjen kundër Napolit të Elseid Hysajt që do të fillojë nga ora 21:00.
Trajneri i Atalantas, Edy Reja, ka vendosur që Xhimshiti të jetë titullar sot ndaj Napolit. Sikurse Xhimshiti, edhe Hysaj do të jetë titullar për skuadrën e tij.
#NapoliAtalanta: la nostra formazione ufficiale! @SerieA_TIM #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/lf95GeCcaO
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) May 2, 2016