MEDIA
Tre klube kosovare në Europë
1 May, 2016 @23:12
Ditë të mira për futbollin ekipor kosovar më në fund pritet të vinë. Së paku kështu kanë lënë të shpresohet zyrtarë të UEFA-së në inspektimin e fundit të bërë në Kosovë si dhe nga bisedimet që i kanë bërë zyrtarët e FFK-së me ata këtë vit.
Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i FFK-së në emisionin 2-1 në RTV 21 sonte ka bërë të ditur se nëse të gjitha premtimet e tyre realizohen (bisedat me zyrtarë të UEFA-së) atëherë 3 ekipe kosovare pritet të marrin pjesë në gara europiane që në stinorin tjetër.
Natyrisht, e tëra kjo pas pranimit të Kosovës, saktësisht FFK-së në UEFA.