CLAUDIO RANIERI
Ranieri do ta kuptojë i fundit ‘në botë’ nëse Leicester bëhet kampion
1 May, 2016 @20:33
Trajneri italian i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, do të jetë njeriu i fundit ‘në botë’ që do të kuptojë nëse ekipi i tij do të bëhet kampion nesër.
Kjo për shkak se ai ka bërë të ditur sot se derisa luhet ndeshja Chelsea-Tottenham ai do të jetë në aeroplan duke u kthyer në Angli, pasi që të ketë udhëtuar në drejtim të Italisë, për një darkë me nënën e tij 96 vjeçare sonte.
Në rast se Tottenham nuk merr 3 pikë nesër, Leicester City bëhet kampion i Premier Ligës.