Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GANI SEJDIU

Fuqishëm në dy fronte

BOROZANI/D.S.

Fuqishëm në dy fronte


25 February, 2016 @10:42

Gani Sejdiu pasi që u largua nga Ferronikeli me të përfunduar vjeshta në Superligë, tashmë është trajner i Trepçës’89. 

Ai ka kaluar në çerekfinale të Kupës me ekipin e tij, duke e mposhtur Lirinë, ndërsa në një bisedë me faqen zyrtare të ekipit ka bërë të ditur se ekipi do të luftojë në të dy frontet. 

“Me funksionalitetin shumë të mirë të klubit në aspektin e organizimit, unë besoj se ne do të jemi protagonist shumë të fuqishëm në të dy frontet,” ka thënë Sejdiu. 

Trepça’89 këtë fundjavë është nikoqire e Dritës në “Riza Lushta” dhe kërkon t’ia nis pranverës në Superligë, me fitore. 


 
Të gjitha lajmet nga