Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUSHË KOSOVË

Fushë Kosova mbyll vitin me stërvitjen relaksuese

Fushë Kosova mbyll vitin me stërvitjen relaksuese


24 December, 2021 @16:20

Futbollistët e Fushë Kosovës kanë zhvilluar sot stërvitjen e fundit për pjesën vjeshtore të stinorit 2021/22 dhe me këtë, ata futen në pushimin 10 ditor dimëror.

Skuadra ka bërë të ditur se do t’iu rikthehet stërvitjeve më 5 janar 2022. Ekipi ka bërë vrapim të lehtë sot dhe me pozën që shihet në fotografi të artikullit ka përshëndetur Pampurët, duke shpresuar në rezultate në pjesën pranverore të stinorit.

TABELA AKTUALE

Përndryshe, Fushë Kosova ka mbyllur pjesën vjeshtore të stinorit në pozitën e gjashtë të renditjes tabelare të Ligës së Parë Grupi B me 17 pikë nga 14 ndeshje të zhvilluara.

Kujtojmë, Fushë Kosova këtë stinor i është kthyer Ligës së Parë, duke kryer si kampione Ligën e Dytë të Kosovës në edicionin 2020/21.


 
Të gjitha lajmet nga