Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U21

Futbollistët që nuk kanë të drejtë të luajnë te Kosova U21

Lirim Kastrati dhe Mirlind Daku, dy nga lojtarët e shumtë që nuk kanë të drejtë loje te Kosova U21

Futbollistët që nuk kanë të drejtë të luajnë te Kosova U21


16 March, 2021 @20:17

Me fillimin e edicionit të ri garues të kualifikimeve në kategorinë nën 21 vjeç, disa lojtarë që deri dje ishin pjesë e Kosovës U21 kanë humbur të drejtën e përfaqësimit të vendit tonë.

Kjo për arsye se në kualifikimet e reja, të drejtë loje kanë vetëm ata lojtarë që janë të lindur nga 1 janari i vitit 2000 e këndej.

Si rrjedhojë, për disa lojtarë ka marrë fund epoka në përfaqësuesen U21.

Kjo rregullë i ka kapur lojtarët si Florian Smakiqi, Lirim Kastrati, Eris Abedini, Gëzim Pepsi, Blend Baftiu, Arb Manaj, Mirlind Daku, Valdrin Mustafa dhe të tjerë, të cilit ishin ndër bartësit e lojtës së ekipit U21.

Duke pasur parasysh këtë, përzgjedhësi i Kosovës U21, Michael Nees, listën e tij e të publikuar dje, ka përfshirë 25 lojtarë të lindur nga viti 2000 e tutje, me ç‘rast një numër i madh i tyre u ftuan për herë të parë.

Shiko listën e plotë

Më poshtë gjeni të gjithë lojtarët që kanë luajtur në kualifikimet e fundit për Kosovën U21 dhe tani e kanë humbur të drejtën për shkak të moshës:

Florian Smakiqi, 1998 (KF Feronikeli)
Ardit Nika, 1998 (FC Prishtina)
Fuad Rahimi, 1998 (FC Vaduz)
Lirim Kastrati, 1999 (Ujpest FC)
Arbenit Xhemajli, 1998 (Sunderland)
Kreshnik Hajrizi, 1999 (FC Chiasso)
Lumbardh Dellova, 1999 (FC Prishtina)
Meriton Kastrati, 1998 (YF Juventus)
Valon Hamdiu, 1998 (FC Schaffhausen)
Eris Abedini, 1998 (Recreativo Granada)
Gëzim Pepsi, 1998 (FC Winterthur)
Muharrem Jashari, 1998 (Trepça ‘89)
Liridon Balaj, 1999 (FC Aarau)
Donat Rrudhani, 1999 (FC Aarau)
Edison Kqiku, 1999 (SC Gjilani)
Blend Baftiu, 1998 (KF Ballkani)
Blendi Idrizi, 1998 (FC Schalke 04 II)
Ermal Krasniqi, 1998 (KF Ballkani)
Almir Kryeziu, 1998 (KF Arbëria)
Kastriot Selmani, 1999 (FC Llapi)
Alban Ajdini, 1999 (FC Stade-Lausanne)
Lirim Kastrati, 1998 (DNK Dinamo Zagreb)
Arb Manaj, 1998 (Balikesirspor)
Mirlind Daku, 1998 (KF Ballkani)
Valdrin Mustafa, 1998 (TuS Rot-Weiss)


 
Të gjitha lajmet nga Kosova