TRANSFER

Futbollisti shqiptar i Partizanit transferohet në Turqi
3 June, 2021 @20:30
Edhe një futbollist tjetër shqiptar do të luajë në Turqi nga stinori i ardhshëm.
Skuadra e Ligës së Parë, Samsunspor, ka transferuar mesfushorin ofansiv Eraldo Çinari, i cili deri më tani ishte pjesë e skuadrës së Partizanit.
Shkodrani 24-vjeçar është zyrtarizuar sot si përforcimi i ri i Samsunsporit, ku do të jetë nën direktivat e ish trajnerit të Besiktasit, Ertugrul Saglam.
Çinari në këtë stinor ka qenë ndër lojtarët më të dalluar të Partizanit, duke shënuar 8 gola dhe 5 asistime në 22 ndeshje.