Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DIAR PROKSHI

Prokshi shqyrton ofertat e skuadrave të interesuara

Prokshi shqyrton ofertat e skuadrave të interesuara


3 June, 2021 @18:41

Sulmuesi i talentuar, Diar Prokshi, është duke i shqyrtuar ofertat e skuadrave të interesuara për të.

22-vjeçari i cili së fundi ka luajtur për skuadrën e Ligës së Parë, KF Drenasi, ka mbetur i lirë për shkak se i ka skaduar kontrata me skuadrën e tij.

E pikërisht Drenasi është një ndër skuadrat që tashmë i ka ofertuar futbollistit kontratë të re.

“Kontrata ime me KF Drenasi ka përfunduar. Jam duke shqyrtuar disa oferta, duke përfshirë edhe KF Drenasin për vazhdim të kontratës. Ditët në vazhdim do t’ju njoftoj për vendimin”, ka bërë të ditur futbollisti.

Prokshi para Drenasit ka luajtur për skuadrat e Superligës si Drenica e Feronikeli.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga