Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA C4

Gabimi fatal ndëshkon, vetëm humbje në “Air Albania”

Foto: FSHF

Gabimi fatal ndëshkon, vetëm humbje në “Air Albania”


7 September, 2020 @22:43

Kuqezinjtë janë befasur keq në “Air Albania”, ku ende nuk kanë arritur të shënojnë fitore në ndeshje zyrtare.

Lituania, që llogaritej si ekipi më i dobët në Grupin 4 të Ligës C të Kombeve, tashmë ka arritur një fitore të madhe dhe në tabelën e grupit - gjithçka është e mundshme, pasi që të gjitha skuadrat kanë arritur të kapin nga tre pikë pas dy ndeshjeve.

Shqipëria përkundër se ka pasur dominimin e topit përgjatë gjithë ndeshjes, nuk ka arritur të rrezikojë seriozisht portën e lituanezëve të kujdesshëm.

TABELA AKTUALE

E kjo i kushtoi rëndë kuqezinjëve të Edi Rejas. Në minutën e 50-të Klaus Gjasula bëri një gabim fatal përgjatë kthimit të topit tek portieri Thomas Strakosha, që kishte dalë në 25m larg portës dhe Donatas Kazlauskas shfrytëzoi më së miri këtë rast për të shënuar për fitore 0-1 [Kazlauskas 50].

Ndërrimet pas golit të pranuar nuk sollën freski në lojë. As debutuesi Qazim Laçi që ishte startues, e as Armando Broja në sulm që zëvendësoi zëvendësuesin Odise Roshi - nuk bënë asgjë për të arritur më shumë.

E kah fundi, Elseid Hysaj merr edhe kartonin e dytë të verdhë, me ç‘rast shuan edhe ato pak shpresa për barazim të paktën.

Kuqezinjtë më 11 tetor udhëtojnë drejt Kazakistanit, prej ku nisen për Lituani për lojën e 14 tetorit.


 
Të gjitha lajmet nga