AFRIKANËT DREJT BOTËRORIT

Gana kualifikohet, Nigeria mbetet jashtë Botërorit
29 March, 2022 @21:37
Kombëtarja ganeze në futboll ka arritur të fitojë biletën për në Botërorin e Katarit, derisa ka eliminuar Nigerinë sonte në ndeshjen e kthimit falë golit të shënuar si mysafir.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0 në Kumasi, kurse sonte në Abuja, Gana mori epërsinë me Thomas Partey (10’) e nigeria nuk arriti më shumë sesa barazimi i shpejtë Willian Troost-Ekong (22p’) për përfundimtaraen 1-1 që kualifikoi Ganën.
Kjo është hera e parë që prej Botërorit të vitit 2006 ku Nigeria nuk do të merr pjesë në një Kampionat Botëror. Në këto kualifikime Nigeria u drejtua nga Augustine Eguavoen, ndërsa Gana nga Otto Addo.