EMËROJNË TRAJNERIN E RI

Gani Sejdiu merr drejtimin e Phoenixit
7 November, 2022 @20:38
Skuadra e Ligës së Parë Grupi A, Phoenix, ka emëruar trajner Gani Sejdiun. Skuadra nga Banja e Pejës ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin mitrovicas, me të cilin synon inkuadrimin në Superligë!
“Ju njoftojmë se në sezonin e ardhshëm drejtimin e skuadrës e merr trajneri Gani Sejdiu. Klubi ynë gjithë punën dhe përpjekjet për inkuadrim në Superligë ia beson trajnerit Sejdiu. Kryesia dhe ekipi mirëpresin dhe i urojnë mirë se ardhje trajnerit,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i FC Phoenixit sonte.
Kujtojmë Sejdiu kishte nisur stinorin 2022/23 me Vëllaznimin në të njëjtin grup të Ligës së Parë, mirëpo ishte ndarë nga ekipi pas krizës së madhe financiare te gjakovarët.
Phoenix përndryshe me 22 pikë aktualisht është i katërti në renditjen tabelare me 6 pikë më pak sesa lideri, Feronikeli’74. Phoenix deri tash është drejtuar nga trajneri Gani Metaj.