MLS
Gashi në formacionin e javës
5 April, 2016 @11:37
Në formacionin më të mirë të javës së katërt në ligën MLS të SHBA-së, ka zënë vend edhe futbollisti shqiptar, Shkëlzen Gashi.
Gashit i mjaftuan 73’ minuta lojë sa mbeti në fushë në ndeshjen përballë Torontos, për t’u futur në formacionin e javës.
Për futbollistin shqiptar të skuadrën Colorado Rapids ky ishte një rikthim i suksesshëm, pasi 27 vjeçari kishte munguar javën e kaluar për shkak se vuante nga dënimi që kishte pësuar.
Gashi është renditur në vijën e sulmit, përkrah brazilianit të njohur, Leite Kaka, i cili me skuadrën e tij Orlando City realizoi një gol dhe dy asistime këtë javë.
A trio of @OrlandoCitySC players and two @RealSaltLake standouts highlight Team of the Week: https://t.co/laxi680CWZ pic.twitter.com/btU66REp12
— Major League Soccer (@MLS) April 4, 2016