PEP GUARDIOLA
Benfica është në formë tepër të mirë
5 April, 2016 @10:22
Trajneri në largim i Bayernit, Pep Guardiola, ka thënë se ekipi i tij nuk do ta ketë fare lehtë ndaj Benficës sonte në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Jam trajner i Bayernit dhe gjithmonë dua të jem më i miri, por me të vërtetë nuk besoj se jemi favorit sonte. Benfica është duke luajtur shumë mirë dhe më duhet të pranoj se më kanë impresioniuar,” ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes së sontme.