PREJ KAMPIONIT
Gashi te Teuta
2 July, 2015 @20:53
Futbollisti kampion, Egzon Gashi, prej sot është zyrtarisht pjesë e Teutës së Durrësit dhe do të luajë në Kategorinë Superiore shqiptare.
Gashi, që në afatin kalimtar dimëror të stinorit të kaluar pati kaluar nga Besa te Ferronikeli, arriti të bëhet kampion me ekipin e tij dhe fitojë Kupën e Kosovës.
Sulmuesi 26 vjeçar ka shënuar dy herë për Ferronikelin në Superligë gjatë pjesës pranverore të kampionatit, derisa thuajse në çdo lojë është kyqur në ndeshje nga banka.