Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BELGJIKE

Genk rikthen Zhegrovën, pa vazhduar kontratën

Genk rikthen Zhegrovën, pa vazhduar kontratën


11 September, 2020 @15:22

Skuadra e Genkut në Belgjikë, ka bërë të ditur edhe zyrtarisht sot se mesfushori ofanziv këmbëshpejtë i Kosovës, Edon Zhegrova, i është kthyer ekipit.

Zhegrova pas një viti e gjysmë të kaluar si huazim te ekipi i Baselit në Zvicër i kthehet Genkut, ndërsa marrëveshje për transfer definitiv të lojtarit nuk është arritur ende, pasi që kosovari ka kontratë valide me klubin deri në verën e ardhshme.

Futbollisti 21-vjeçar aktualisht është i lënduar dhe do të stërvitet individualisht, ka bërë të ditur Genk, derisa të bëhet plotësisht i gatshëm për ekipin e parë.


 
Të gjitha lajmet nga