DRITA - FERONIKELI

BOROZANI / Arkiv
Gërbeshi ndëshkon ish-skuadrën, Drita fiton
18 February, 2018 @13:52
Goli i Fidan Gërbeshit nga pika e bardhë ishte i vetmi gol i shënuar në duelin e sotëm mes Dritës e Feronikelit.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa epërsia e vendasve erdhi në minutën e 53’ të ndeshjes, me Fidan Gërbeshin, ish-lojtarin e Feronikelit, që shënoi nga pika e bardhë.
Dy minuta para penalltisë, Behar Maliqi i mysafirëve u përjashtua nga loja pas një kacafytjeje mes lojtarëve të të dyja skuadrave në zonën e Feronikelit.
Në vazhdim të ndeshjes, fillimisht Milicaj i mysafirëve shpërdoroi super rast, e më pas edhe Kastriot Rexha i vendasve gaboi me portën e zbrazur, duke bërë kështu që ndeshja të mbyllet me vetëm një gol të shënuar dhe me fitoren e Dritës.
Kjo fitore e mban Dritën në garë për titull, derisa Feronikeli mbetet në kuotën e 28 pikëve.