Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FFK

Gilasbey inspekton fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, sugjeron riparimin e saj

FOTO / FFK

Gilasbey inspekton fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, sugjeron riparimin e saj


Teksti: FFK

17 September, 2021 @22:16

Federata e Futbollit e Kosovës në vazhdën e shumë projekteve, rëndësi të veçantë është duke i kushtuar edhe përmirësimit të infrastrukturës nëpër stadiume.

Në këtë drejtim, sot, Dean Gilasbey, ekspert ndërkombëtar i menaxhimit të fushave të futbollit ishte për vizitë në Kosovë.

Britaniku inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” ku bëri disa testime. Pasi pa nga afër gjendjen e fushës, ai theksoi se ajo është mjaft e dëmtuar dhe se ka nevojë urgjent për riparim, ngase është tejet e ngarkuar dhe jashtë normave të parapara për një fushë futbolli të nivelit të tillë.

Ai pohoi se është i domosdoshëm kujdesi maksimal dhe pushimi i mundshëm eventual i kësaj fushe deri në rikuperimin e saj, pasi po shkon drejt përfundimit të orëve të lejuara me normat për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Për këtë arsye, ai sugjeroi që për shkak të ngarkesave dhe klimës së paqëndrueshme në vendin tonë kjo fushë të shfrytëzohet sa më pak që të jetë e mundur dhe në afat sa më të shpejtë të shndërrohet në bari hybrid, e cila më pas do të jetë rezistente ndaj temperaturave të ndryshme dhe po ashtu do të ketë qëndrueshmëri të dyfishtë për orët e punës apo për ndeshjet që do të zhvillohen në këtë fushë.

Në fund, eksperti britanik sugjeroi që duke pasur parasysh faktin se Kosova ka vetëm një stadium që i plotëson kushtet e kategorisë së katërt të UEFA-s, i sugjeroi FFK-së që të merret seriozisht me këtë fushë në një afat sa më të shpejtë kohor, në mënyrë që ajo të jetë në nivelin e duhur të zhvillimit të ndeshjeve.


FERIZAJ

Arbnor Morina në krye të Ferizajit

FFK Liga e parë

Arbnor Morina në krye të Ferizajit

17/09/21 @ 22:09

KOLUMNE

5 për fundjavë!

Premier League/Serie A/Ligue 1/La Liga/Analiza

5 për fundjavë!

17/09/21 @ 21:34

STAR OF THE GAMEWEEK

Torvioll Stullqaku (KF Malisheva) - Ylli i javës (4)

FFK Superliga

Torvioll Stullqaku (KF Malisheva) - Ylli i javës (4)

17/09/21 @ 10:59

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (4)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (4)

17/09/21 @ 10:44

DUELI I XHIROS SË DYTË!

Shtyhet Peja-Prizreni

FBK Superliga

Shtyhet Peja-Prizreni

20/09/24 @ 23:24

TREPÇA '89 - TREPÇA

Ardit Miftari hero në derbin e Mitrovicës

FFK Liga e parë

Ardit Miftari hero në derbin e Mitrovicës

20/09/24 @ 20:18

VJOSA - PRISHTINA E RE

Astrit Berisha me hat-trick, Prishtina e Re pa humbje

FFK Liga e parë

Astrit Berisha me hat-trick, Prishtina e Re pa humbje

20/09/24 @ 20:03

PRISHTINA - DUKAGJINI

Prishtina me një ndeshje më pak lidere

FFK Superliga

Prishtina me një ndeshje më pak lidere

20/09/24 @ 18:26

KAMPIONJA E KOSOVËS, ELIMINOHET

Trepça eliminohet në kualifikime për Basketball Champions League

FBK Superliga/International/Liga tjera

Trepça eliminohet në kualifikime për Basketball Champions League

20/09/24 @ 14:49

FORMACIONET ZYRTARE

Prishtina-Dukagjini, 11-shet startuese

FFK Superliga

Prishtina-Dukagjini, 11-shet startuese

20/09/24 @ 13:55

PAS PJESËS SË PARË

5 pikë dallimi pas pjesës së parë në Nymburk-Trepça

FBK Superliga/International/Liga tjera

5 pikë dallimi pas pjesës së parë në Nymburk-Trepça

20/09/24 @ 13:49

NJË POZITË MË POSHTË

Gjeorgjia kalon Shqipërinë në renditjen mujore të FIFAs

Liga e Kombeve/Shqipëria

Gjeorgjia kalon Shqipërinë në renditjen mujore të FIFAs

19/09/24 @ 14:59

BASHKIMI SHTON CILËSI NË EKIP

Jayveous McKinnis - aloja e re e Bashkimit

FBK Superliga/International/Transfere

Jayveous McKinnis - aloja e re e Bashkimit

19/09/24 @ 14:32

NGRITET KOSOVA!

Kosova ngritet në renditjen e FIFAs pas fitores së thellë ndaj Qipros

Liga e Kombeve/Kosova

Kosova ngritet në renditjen e FIFAs pas fitores së thellë ndaj Qipros

19/09/24 @ 14:27


 
Të gjitha lajmet nga