FERIZAJ

Arbnor Morina në krye të Ferizajit
17 September, 2021 @22:09
Ferizaji ditë më parë ka ndarë rrugët me trajnerin Megzon Visoka.
Zëvendësimi i tij u gjetë menjëherë, ku u arrit marrëveshje me trajnerin Arbnor Morina.
Morina do të jetë në krye të skuadrës prej ditës së hënë, kurse në ndeshjen kundër Vushtrrisë në krye të Ferizajit do të jetë Sherif Topalli.
Ferizaji aktualisht gjendet në pozitën e fundit me 1 pikë në Ligën e Parë të Grupit B.