Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIPJAN

I shkarkuari i ditës, në mbrëmje me ekip të ri

I shkarkuari i ditës, në mbrëmje me ekip të ri


16 September, 2021 @21:53

Tri ndeshje pa fitore në fillim të stinorit të ri, bënë që ai të shkarkohet nga ekipi i Ferizajit që në fillim të stinorit.

Por, si duket Megzon Visoka kishte plane tjera. Ai tashmë u zyrtarizua si trajner i ri i Arbërisë së Dobrajës, që kishte larguar trajnerin që në xhiron e dytë të stinorit!

“KF Arbëria ka arritur marrëveshje me trenerin Megzon Visoka dhe trenerin kondicional Arsim Tershani. Megzon Visoka në rolin e trenerit ka qenë tek disa klube të Ligës së parë dhe është njohës i mirë i futbollit Kosovar, i certifkuar në kategorinë Uefa Pro. Arsim Tershani rikthehet tek Arbëria në rolin e trenerit kondicional, rol të cilin e luajti edhe në dy edicionet e fundit. Kryesia e KF Arbëria ju dëshiron suksese shtabit teknik, njëkohësisht u uron shëndet dhe punë të mbarë,” ka zyrtarizuar KF Arbëria trajnerin e ri të skuadrës.

Arbëria në anën tjetër, është pak më mirë se Ferizaji pas tri xhirove të para të stinorit, pasi që ka një pikë më shumë dhe gjindet në pozitën e parafundit të renditjes tabelare në Ligën e Parë B.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë