STAR OF THE GAMEWEEK

Foto: FFK
Torvioll Stullqaku (KF Malisheva) - Ylli i javës (4)
17 September, 2021 @10:59
Futbollisti ofanziv i Malishevës, Torvioll Stullqaku, ka marrë epitetin e lojtarit më të mirë të xhiros së katërt të Superligës, pas paraqitjes së tij vendimtare në përballjen e fundit të skuadrës malishevase.
Ish lojtari i dikurshëm i KEK-ut, Stullqaku, ka shënuar dy gola në fitoren e Malishevës në duel ndaj Llapit dhe atë si mysafir. Malisheva ka shënuar fitore 0-3 në këtë ndeshje, ndërsa Stullqaku shënoi dy golat e para të ndeshjes dhe të tretën personale të stinorit 21/22 në këtë fitore, për tri pikëshin e radhës për ekipin e drejtuar nga Arsim Thaçi.