Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Giresse: Duhet analizuar se çka ndodhi!

Giresse: Duhet analizuar se çka ndodhi!


19 June, 2023 @23:24

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes Bjellorusia-Kosova ka thënë se duhet analizuar çka ndodhi në ndeshje.

Kosova u mposht 2-1 nga Bjellorusia duke pësuar për herë të parë në grup, pas 4 ndeshjesh, 3 prej të cilave barazime, duke mbetur ekipi i vetëm në grup bashkë me Andorrën pa fitore!

“Kur jam në lojë, nuk mendoj asgjë pos lojës. Pas lojës duhet analizuar çka ndodhi. Kemi parë gabime të çuditshme, sidomos te goli i parë. Vështirë është të thuhet tash diçka, por jemi në disponim negativ dhe na duhet tepër kohë për të analizuar,” ka thënë ai pas ndeshjesh.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian