Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STËRVITJA E FUNDIT NË KOSOVË

Giresse i kushton rëndësi ndërprerjeve në stërvitjen e fundit

Giresse i kushton rëndësi ndërprerjeve në stërvitjen e fundit


27 March, 2022 @16:03

Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Alain Giresse, pas triumfit të thellë në debutim të tijin për Kosovën ndaj Burkina Fasos, ka mbajtur gjatë mesditës së sotme edhe stërvitjet e fundit në Prishtinë, para udhëtimit në Zvicër.

Ai pos disa aspekteve tekniko-taktike, ka bërë edhe disa stërvitje të vecanta me skema nga ndërprerjet, derisa FFK ka raportuar se të gjithë futbollistët janë në formë të mirë.

Dardanët marrin rrugëtimin për në Zvicër nesër në mëngjes nga aeroporti Adem Jashari, ndërsa sipas planit stërvitja e tyre në stadiumin Letzigrund të Zurichut mbahet pasdite, që do të jetë edhe e vetmja atje para duelit ndaj helvetëve.

Derisa Kosova ka mposhtur Burkina Fason në miqësoren e parë të marsit 5-0, Zvicra është mposhtur mbrëmë në një duel të fortë nga nënkampioni evropian, Anglia, 2-1.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova