Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE | ANGLIA 2-1 ZVICRA | HIGHLIGHTS

Kane ndjek rekorde, Anglia përmbys Zvicrën

Kane ndjek rekorde, Anglia përmbys Zvicrën


27 March, 2022 @8:25

Në paraqitjen e 68 për Anglinë, Harry Kane, ka shënuar për fitore në miqësore ndaj Zvicrës, ndërsa është barazuar me gola të shënuara për Anglinë me legjendën e atjeshme Sir Bobby Charlton, duke shënuar 49 gola për albionët.

Anglia në pjesë të parë ka qenë falenderuese për portierin Jordan Pickford, që ka bërë gjithçka duke mbrojtur portën për të mos u bë edhe më keq situata pas disavantazhit 0-1 (23’), kur një krosim milimetrik i Xherdan Shaqirit gjeti Breel Emobolon në zonë për 0-1 të helvetikëve.

Anglia u këndell pas gabimit të Fabian Frey, që hapi rrugë për golin e Luke Shaw, në sekondat e fundit të pjesës së parë. E në pjesë të dytë VAR gjeti lojë me dorë në zonë, të cilën e realizoi eksperti i pikës së bardhë dhe kapiteni i anglezëve, Harry Kane, për përfundimtaren Anglia 2-1 Zvicra [Shaw 45+1, Kane 78p. - Embolo 22]

Derisa të martën Gareth Southgate do të eksperimentojë ndaj Bregut të Fildishtë në miqësore, gjithashtu në Wembley, Zvicra merr rrugë për Kosovën për miqësoren e tyre.

Te zviceranët në këtë ndeshje startuan edhe Granit Xhaka, që luajti përgjatë 90-minutave, dhe Xherdan Shaqiri, që luajti 80-minuta. Andi Zeqiri u fut në lojë prej minutës së 62 të ndeshjes.

 


 
Të gjitha lajmet nga International