Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA STËRVITJET

Giresse shikon performancën e lojtarëve

Alain Giresse duke ndjekur ndeshjen stërvitore të Kosovës/ Fotot: FFK

Giresse shikon performancën e lojtarëve


Teksti: FFK

13 June, 2023 @12:16

Kombëtarja e Kosovës, në përpjekje për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë, ka vazhduar punën me entuziazëm. Në seancën e djeshme, Dardanët e kanë zhvilluar një lojë kontrolluese, ku grupi i futbollistëve është ndarë në dy ekipe. Përkundër reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe fushës së rrëshqitshme, futbollistët kanë treguar përkushtim maksimal dhe kanë shfaqur formë të mirë.

Kosova

Përzgjedhësi Alain Giresse e ka vëzhguar me vëmendje paraqitjen dhe lëvizjet e futbollistëve, teksa me stafin e tij do ta bëjë edhe videoanalizën e performancës së tyre, në mënyrë që t’u japë udhëzimet e nevojshme për ndeshjen kundër Rumanisë. Do theksuar se në prag të dy ndeshjeve të cilat vlerësohen si kruciale për fatin e mëtejmë të këtij cikli kualifikues, të gjithë që janë të përfshirë në Kombëtaren dardane janë duke punuar me vendosmëri e përkushtim për të arritur sukses.◼️


 
Të gjitha lajmet nga