Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALAIN GIRESSE BESON ENDE!

Giresse s’jep dorëheqje! Na mungoi konkretizimi

Giresse s’jep dorëheqje! Na mungoi konkretizimi


28 March, 2023 @23:16

Trajneri francez Alain Giresse ka thënë se Kosova nuk kishte zgjidhje për të shënuar më shumë se një gol ndaj Andorrës. Në deklaratën e tij pas barazimit të cilësuar si të turpshëm për Kosovën që synon kualifikim në EURO 2024, ai ka thënë se edhe vendimet e referit të ndeshjes nuk ishin në favor të Kosovës!

“Nuk kemi gjetur zgjidhje, edhe pse dominuam dhe organizuam gjithçka. Na mungonte diçka në fund, për konkretizim. Vendimet e gjyqtarit nuk ishin në favor tonin dhe kishte edhe gjëra tjera që nuk shkonin,” ka thënë fillimisht ai.

“Kërkova të luajmë më shpejtë dhe të lirohemi nga topi, por nuk arritëm më shumë se një pikë. Rivali ishte tërhequr dhe e dinim këtë, ishim përgatitur, por nuk arritëm ta thyejmë,” ka thënë ndër të tjera 75-vjeçari Giresse pas ndeshjes, ndërsa ka shtuar se nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje pasi që ka edhe shumë ndeshje deri në fund dhe gjithçka mbetet e hapur drejt EURO 2024.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian