SULMUESI
Giroud arrin 100-shin
23 August, 2015 @12:20
Sulmuesi i përfaqësueses së Francës, Olivier Giroud, në ndeshjen e radhës do të del për të 100-tën herë në fushë si lojtar i Arsenalit në Premier League.
Në 99 paraqitjet e tij në Premier League për Arsenalin, Giroud 28 vjeç, ka shënuar 42 gola.
Topçinjtë ndeshen nesër me Liverpoolin në Emirates në përballjen e shënuar për Giroudin. Sulmuesi në fjalë kishte ardhur te Arsenali nga Montpellier për 12 milionë euro në verë të vitit 2012.