MIQËSORE
Giroud lëndohet para Shqipërisë
10 June, 2015 @15:45
Miqësorja e Francës ndaj Shqipërisë që zhvillohet të shtunën në Elbasan, mund të mos lejojë futjen në fushë të sulmuesit Olivier Giroud.
Ky i fundit është lënduar në stërvitje me përfaqësuesen e tij, ndërsa stafi mjekësor i Gjelave ende nuk ka bërë njoftimin zyrtar për mungesën e sulmuesit të Arsenalit, derisa Didier Deschamps po e sheh me shqetësim situatën.
Franca ka aranzhuar seancë stërvitore të premten në Qemal Stafa, para ndeshjes në Elbasan Arena të Elbasanit, të shtunën.