Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GATI PËR FILLIMIN E STINORIT

Gjilani gati për duelin e parë të stinorit të ri

Foto: SCGjilani/ fb

Gjilani gati për duelin e parë të stinorit të ri


9 August, 2024 @12:23

Skuadra e Gjilanit është gati për stinorin e ri, ndërsa në njoftimin e publikuar në ëeb-faqen e tyre kanë bërë të ditur se ekipi është plotësisht gati. Në fakt, vetëm Aridon Bllaca është ende duke u shëruar nga lëndimi, derisa klubi ka theksuar se Arago Jamal dhe Sabit Bilali janë bashkuar me pjesën tjetër të ekipit.

Gjilani do të nis stinorin e ri të Superligës me trajnerin Ardian Nuhiu nesër, më 10 gusht ku prej orës 17:00 janë mysafirë të Llapit në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.

“Ekipi ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në prag të duelit të parë kampional përballë oponentit FC Llapi. Skuadra është stërvitur në stadiumin kryesor të qytetit me bari natyral, derisa në vazhdimësi ka mbretëruar klimë pozitive para nisjes kampionale,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i SC Gjilanit.

Në stinorin e kaluar Gjilani mbijetoi në Superligës falë rezultateve të mira në xihrot e fundit të stinorit, ndërsa këtë stinor ekipi po kërkon një nivel tjetër duke synuar daljen në gara evropiane.


 
Të gjitha lajmet nga