KUPA E KOSOVËS: GJILANI - KEK-u
Gjilani me 5-she kalon në 1/8 e finales
15 December, 2020 @14:55
Skuadra e Gjilanit, duke e mposhtur KEK-un me rezultat 5-0, u kualifikua në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës.
Kjo ishte ndeshja debutuese e Bybyl Sokolit si kryetrajner i Gjilanit.
Pjesa e parë u mbyll 2-0 me golat e Darko Nikaçit dhe Muhamed Useinit.
Në pjesën e dytë, Nikaç shënoi golin e dytë personal, ndërsa të tretin për skuadrën.
Goli i katërt erdhi nga Fiton Hajdari, kurse rezultatin e vulosi Tomislav Busiç.
Gjilani kundërshtarin në 1/8 e finales do ta mësojë pas shortit.