Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - BESA

Gjilani me pesëshe deklason Besën

Gjilani me pesëshe deklason Besën


5 April, 2021 @16:41

Gjilani e ka kaluar me lehtësi ndeshjen kundër Besës, e cila ishte ndeshja e fundit e xhiros 27 në Superligë.

Skifterat e mposhtën Besën me rezultat të thellë 5-1, për të regjistruar fitoren e dhjetë për sivjet.

Seria e golave nisi nga minuta 25’ kur Arbër Çyrbja e kaloi Gjilanin në epërsi me 1-0.

Besa u kundërpërgjigj në minutën 32’ me golin e shënuar nga Ardit Tahiri, i cili e barazoi rezultatin duke shënuar nga penalltia.

Tetë minuta më vonë Muhamed Useini i Gjilanit e riktheu epërsinë për skuadrën e tij, duke e definuar kështu edhe rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë gjilanasit arritën kulmin e lojës në minutën 60’ duke shënuar tri gola të njëpasnjëshme brenda 7 minutave.

Së pari Gerhard Progni (60’) shënoi nga gjuajtja e lirë prej një pozite jo edhe aq të përshtatshme, ndërsa më pas Ardit Hila (64’) dhe Keita Razak (67’) me golin e tij nga këndi i vdekur, e përcaktuan rezultatin përfundimtar 5-1.

TABELA AKTUALE

Në xhiron e radhës Gjilani e pret Feronikelin, ndërsa Besa udhëton në Suharekë për t’u përballur me Ballkanin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga