DERBI I ANAMORAVËS
Gjilani vishet kuqebardhë!
23 August, 2015 @18:04
Skuadra e rikthyer në elitë, Gjilani, ka arritur që të shënojë fitore bindëse në derbin e Anamoravës ndaj Dritës, sot me rezultat 3-0.
Te Gjilani, përforcimet kanë shënuar golat, ku Betim Haxhimusa hapi serinë e golave për ekipin e tij me kokë. Më pas në fillim të pjesës së dytë, Dren Gashi, ka shënuar për 2-0.
Akcionin në golin e dytë e nisi Gëzim Rusi, që pasoi për te Isa Eminhaziri i cili gjeti Gashin - për gol.
Në fund, Gashi me një goditje prej 14 metrash ka shënuar për të vulosur fatin e takimit.
Gjilani është treguar më i mirë se Drita në pjesën më të madhe të lojës, derisa ekipi i Bekim Isufit, nuk ka pasur asnjë shut drejt kornizës së portës të Gjilanit.
Me këtë fitore, Sadat Pajaziti, ia nis me 3 pikë stinorit të ri me Gjilanin, derisa Drita e Isufit, duhet t’i kërkojë pikët e para diku tjetër.
Ndeshja ka kaluar në një atmosferë të bukur të krijuar nga tifozët e të dyja palëve, që kishin tubuar mbi 8 mijë frymë në stadium. Pak zënka para ndeshjes, si dhe piroteknikë për një ndërprerjë 10 minutëshe të ndeshjes, karakterizuan anën tjetër të derbit të madh të fillimit të stinorit të ri të Superligës.
SHIKO TABELËN AKTUALE
Video
Goli i Gjilanit 0-2
Zënka para ndeshjes
Goli i Gjilanit 0-1