SHQIP
Gjobohen ndikimet në rezultat!
22 February, 2013 @10:12
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nuk ka mbetur duarkryq pas skandaleve të fundit në futbollin shqiptar. Në njoftimin e fundit të lëshuar nga FSHF-ja, janë bërë të ditura gjobat për klubet dhe lojtarët e ekipeve që kanë kurdisur/ndikuar në rezultat.
Kështu, klubi i Kastriotit është gjobitur me 1.5 milionë lekë (mbi 10 mijë euro) me motivacion se ka komplotuar dhe ndikuar në rezultat të ndeshjes Kastrioti - Shkumbini.
Pastaj, gjoba e njejtë i është shqiptuar edhe klubit të Bylisit, për ndikim në rezultatin e ndeshjes Flamurtari - Bylis.
Ndërsa krejt në fund në eliminatoret për Kampionat Europian të futsallit, për arsye të njejta janë shkarkuar, trajneri Alban Neziri dhe zëvendësi i tij Ramazan Konci, derisa pritet që të ushtrohet kallëzim penal ndaj krejt ekipit kombëtar në futsall.
Vendimet janë marrë dje nga Komisioni i Etikës që vepron pranë FSHF-së.