PËRPAROJNË REFERËT

Gjyqtarët nga Kosova, drejtojnë kualifikuesen për EURO 2024
16 June, 2023 @11:29
Për herë të parë në histori të referimit kosovar, katërshja e gjyqtarëve nga Kosova do të drejtojë një ndeshje ndërkombëtare kualifikuese për EURO 2024.
Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor, me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, derisa Visar Kastrati i katërti do të jenë të hënën në Helsinki të Finlandës për të drejtuar takimin kualifikues mes Finlandës dhe San Marinos.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELAT AKTUALE
Finlanda - San Marino nis në ora 18:00 ndërsa luhet në stadiumin Olimpik të Helsinkit, kurse i përket Grupit H kualifikues.◼️