EKIPET SHQIPTARE

Gjysmë milioni më pak nga UEFA-ja
26 July, 2014 @12:51
Pas rënies së Laçit dhe Flamurtarit nga garat e Europa League - garat europiane të futbollit do të vazhdojnë pa ekipe shqiptare.
Dështimi i hidhur i skuadrave shqiptare këtë stinor në Europë, ka sjellë edhe ulje të fitimit nga UEFA - që shërben si një injekcion parasezonal për këto ekipe.
Kështu derisa në edicionin e kaluar: Skënderbeu, Kukësi, Laçi dhe Teuta kanë arritur të fitojnë rreth 1 milion e 350 mijë euro së bashku, kësaj radhe Skënderbeu, Kukësi, Laçi dhe Flamurtari kanë marrë pak mbi 900 mijë euro në total - për arritjet e tyre në gara europiane.
Natyrisht duhet pasur parasysh që stinorin e kaluar kjo shumë ka qenë tepër më e madhe për shkak të suksesit të Skënderbeut dhe posaçërisht Kukësit - që kishte kaluar tre raunde në Europa League.