MARADONA

Messi, më i mirë me mua
26 July, 2014 @12:00
Heroi argjentinas, Diego Armando Maradona, ka qenë në krye të vendit të tij në Botërorin “Afrika Jugore 2010”. Ai ka pasur në dispozicion në ekip, Lionel Messin dhe përkundër se ky i fundit nuk kishte shënuar gola, ka qenë më efektiv për Argjentinën atëherë sesa në Botërorin e fundit. Borozani.com
Ky është mendimi i legjendës së Albicelesteve, Diego Maradona. Ai thjesht beson se Messi i Alejandro Sabellës ka qenë më i dobët se Messi i tij.
“Me mua Messi ka qenë pesë herë më i mirë sesa me Sabellën. Mos më thuani që ai sakrifikoi më shumë veten kësaj radhe për ekip. Nuk më pëlqen puna e Sabellës. Ka një njeri që e keni harruar - Menotti - por ai po e lufton mafinë (Federata e futbollit argjentinas),” ka thënë ndër të tjera Maradona në një prononcim nga Rio Tercero.
Argjentina në Botërorin “Afrika Jugore 2010” kishte arritur në çerekfinale ku ishte mposhtur nga Gjermania, derisa në “Brazili 2014” arriti finalen - ku u mposht përsëri nga Gjermania.