SULMUESI KOSOVAR
Azemi bojkoton Greuter Furthin
25 July, 2014 @16:00
Ilir Azemi, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është duke kërkuar të largohet nga ekipi i tij, Greuter Furth.
Azemi këtë e ka bërë të ditur në llogarinë e tij zyrtare në Facebook duke thënë se do të bëj gjithçka që të largohet nga ekipi i tij aktual.
E tërë kjo mosmarrveshje me ekipin ka ardhur pasi që Greuter Furth nuk e ka siguruar kalimin në Bundesligë, duke u mposhtur në ndeshjen e Play-Outit, derisa Azemi kishte pasur oferta pas kësaj nga ekipet e Bundesligës, por klubi i kishte refuzuar ato.
“Jam në grevë. Nuk po stërvitem si duhet. Do të vazhdojë të mos luaj me interesim për ekipin tim, derisa të më lirojnë. Pasi ekipi nuk brengoset për mua, as unë nuk do të brengosem për atë. Drejtuesve të klubit i kam thënë se nuk dua të rri dhe dua të largohem,” ka shkruar Azemi në Facebook.