BARCELONA
Ky është Mathieu
25 July, 2014 @12:24
Barcelona ka prezentuar qendërmbrojtësin e ri të saj sot. Jeremy Mathieu që erdhi nga Valencia për 20 milionë euro - që nga të gjitha u vlerësua si tepër i shtrenjtë, u prezentua pas një konference për shtyp në klubin katalonas.
“Kam punuar shumë për të arritur te një klub si Barcelona,” ka thënë Mathieu, që mund të luaj edhe në krah të mbrojtjes.
Mbrojtësi 30 vjeçar ka nënshkruar me katalonasit kontratë 4 vjeçare, derisa drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, e ka lëvduar lojtarin duke thënë se është i shkëlqyeshëm, shkruan faqja zyrtare e klubit sot.
Mathieu, 190 centimetra i gjatë, karrierën profesioniste e ka nisur në Ligue 1 të Francës me Toulouse-in, derisa në stinorin 2009/10 kalon te Valencia në La Liga, ku djersiti fanellën e Lakuriqëve në 5 stinorët e fundit.
Ai asnjëherë nuk ka bindur trajnerët e kombëtares së Francës, duke fituar rastin vetëm dy herë që të veshë fanellën e kombëtares.