SULMUESI I RI
Talenti Kelmendi, vazhdon me Prishtinën
25 July, 2014 @9:43
Sulmuesi i ri i krahut të djathtë, Shend Kelmendi, ka vazhduar kontratën me klubin e tij, Prishtina.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit derisa talenti që në shtator do t’i mbush të njëzetat ka vazhduar kontratën me ekipin e tij të fëmijërisë.
Kelmendi ka debutuar stinorin e kaluar te ekipi i parë i Prishtinës, derisa ka shënuar edhe gol në xhiron e pestë të Superligës së Kosovës ndaj Dritës në Gjilan, gol ky që ka qenë goli i parë i tij si futbollist profesionist.