XAVI
Nuk largohet
25 July, 2014 @8:50
Mesfushori qendror i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka vendosur që të qëndrojë te ekipi i tij përkundër spekulimeve për kalim në ligën elite të futbollit amerikan, MLS.
“Ai na njoftoi dje se do të mbetet te Barcelona. Ai i nka gjithmonë dyert e hapura këtu. Xavi mund të mbajë fanellën me numër 6 të klubit sa të dojë,” ka thënë ndër të tjera drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizaretta.
Xavi 34 vjeçar përkundër se ka edhe dy vite kontratë me klubin e Katalonisë, deri sot është përfolur të jetë afër kalimit në MLS ose në Katar - por mesfushori në fund vendosi të qëndrojë ende te Blaugranat.