MEKSIKANI
Aguirre te samurajët
24 July, 2014 @18:36
Meksikani Javier Aguirre është trajner i ri i përfaqësueses së Japonisë, ka njoftuar Federata e Futbollit të këtij vendi sot.
Ekipi nga Lindja e largët nuk ka pasur një Botëror për tu lavdëruar në Brazil dhe me dorëheqjen e Zaccheronit nga posti i trajnerit të përfaqësueses, ata kanë arritur marrëveshje me meksikanin Aguirre.
Aguirre 55 vjeç së fundi ka qenë trajner i Espanyolit në La Liga, derisa më parë ka udhëhequr Meksikën në dy Botërore, “Korea dhe Japonia 2002” dhe “Afrika Jugore 2010”.