MITROVICË
Hajdari dhe Idrizi, përforcimet e Trepçës
25 July, 2014 @11:38
Skuadra e Trepçës, që arriti të sigurojë mbijetesën në Superligë vetëm pas ndeshjes së barazhit, ka angazhuar dy futbollistë të rinj për edicionin e ri të Superligës.
Kështu mitrovicasit kanë arritur marrëveshje me Fiton Hajdarin dhe Bujar Idrizin, të cilët do të veshin fanellën gjelbërezi në stinorin 2014/15 të Superligës.
Hajdari sulmues dhe Idrizi mbrojtës krahu kanë qenë më parë lojtar të Llapit, skuadër kjo që pikërisht nga Trepça u ndal në ndeshje të barazhit - për të përcaktuar ekipin që merr pjesë në Superligë.