HIDHET SHORTI
Besa-Trepça’89, derbi i xhiros së parë
25 July, 2014 @13:58
Në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës, sot është tërhequr shorti për stinorin e ri të Superligës së Kosovës dhe të Ligës së Parë.
Në prani të Komesarit të Garave, Ismet Ahmeti dhe zyrtarëve të klubeve Besa dhe Trepça’89 duket të jetë derbi i xhiros së parë, derisa kampionja aktuale Llamkos Kosova ndeshet me Dritën.
Nënkampionja e Kosovës, Prishtina, pret në xhiron e parë ekipin e ardhur nga Liga e Parë, Istogun, derisa finalistët e Kupës së Kosovës, Ferronikeli dhe Hajvalia - takohen në xhiron e parë të Superligës gjithashtu.
Në anën tjetër, në Ligën e Parë, Flamurtari luan me Llapin në xhiron e parë, derisa Liria i shkon në mysafirllëk, Ramiz Sadikut.
Çiftet e xhiros së parë:
SUPERLIGA: | Besa-Trepça ‘89 Prishtina-Istogu Feronikeli-Hajvalia Llamkos Kosova-Drita Vëllaznimi-Drenica Trepça-Ferizaj |
||
LIGA E PARË: | Kosova(P)-Rahoveci Ballkani-Fushë Kosova Flamurtari-Llapi Vllaznia(P)-Deçani R. Sadiku-Liria KEK-Dukagjini Ulpiana-Gjilani 2 Korriku-Lepenci |